Tre të vdekur, një gruaje iu pre koka: Përmbledhje rreth sulmit me thikë në Nice të Francës

  Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë ditës në një Katedrale në Nice të Francës.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi me thikë ka sulmuar disa persona, tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Gjatë sulmit të tij, ai i ka prerë kokën një gruaje, kanë raportuar mediat e huaja.

Policia shpejt rrethoi zonën, ku qëlloi dhe arrestoi sulmuesin, i cili është dërguar në spital.

  

Comments