(FOTO/VIDEO) Vazhdojnë ikjet tjera nga Kosova

Vazhdojnë ikjet tjera nga Kosova (Foto/Video)
Sonte në Stacionin e Autobusëve në Prishtine, janë mbledhur dhjetëra të rinj të cilët prisnin autobusin e orës 23:00, që për destinacion e ka Beogradin.
Rrugëtimin për në kryeqytetin serb, këta kosovarë do ta bënin si miundësi për të vazhduar më pas në shtetin hungarez, nga ku mendojnë të largohen për vendet e Perëndimit, raporton Telegrafi.
Njëri nga ata që ishte në radhë tha se: “Pse po befasoheni që pi ikim”?
Bileta deri ne kryeqytetin e Serbisë kushton 20 euro. Autobusi qe po shkonte ishte stërmbushur i tëri. Krejt kjo ngjarje ishte nën vëzhgimin e dy policeve të cilët qëndronin afër autobusit dhe verifikonin dokumentet e udhëtarëve.
Ndryshe, Policia e Kosovës sot ka demantuar lajmet për ikje, por realiteti flet ndryshe.
“Po ia lëmë Hashim Thaçit shtetit, le ta merr krejt për vete”, tha njëri për Telegrafin, teksa tjetri shton: “Duhet me ia shti flakën këtij vendi”!
Në autobusin e linjës Dragash-Beograd nuk kishte vend për të ulur. Një grua nga Peja, bashkë me dy fëmijët e saj nuk gjeti karrige në autobus.
“Po ikim për Gjermani”, tha gruaja për KosovaPress pa dashur që të identifikohet.
Poshtë autobusit me lot në sy djalin, renë bashkë me fëmijët i përcolli Florim Morina nga Peja.
“Prej shtëpisë time 11 veç shkuan. Të gjithë po shkojnë. Këtu nuk ka punësim, as”, thotë ai.
Rrugën për ikje e ka marr edhe Naser Bytyqi nga Lipjani. Ai tha se nuk ka tjetër zgjidhje përveç të ikë nga vendi, pasi që familjen e mban me hekura që mbledh nëpër bërllok.
“Po e lëshoj, sepse nuk ka punë ktu”, tha ai.
Ndërsa, i riu nga Ferizaj, Fatlum Bytyqi, tha se nuk do të rrezikonte të ikte në të zezë, por ka dalë të mësojë më shumë nga kureshtja.
Përveç udhëtarëve në Stacion të Autobusëve u panë edhe pjesëtarë të Policisë, të cilët gjatë ditës së martë kanë thënë se nuk është e vërtetë se ka njerëz që po ikin nga Kosova. /KP/Telegrafi/

Comments