- Get link
- X
- Other Apps
- Get link
- X
- Other Apps

Deputeti i NISMA-s Milaim Zeka është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës, për shkaqe ende të pazbuluara për publikun.
Milazim Zeka kohët e fundit ishte përfshirë në konflikt verbal dhe fizik me deputetë, por rasti më i freskët qëndron lidhur me sulmit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.
Vehbi Kajtazi është gazetari i mediumit informarv Insajderi, i cili ka publikuar edhe një seri shkrimesh të cilat flisnin për përfshirjen e Milaim Zekës në skemën e mashtrimit me viza të mbi 900 kosovarëve.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin ndalimin e deputetit të Nismës, Milaim Zeka.
Ndalimi i tij është bërë lidhur me dyshimin për mashtrim me viza, me ç’rast është intervistuar nga Policia e Kosovës.
“Mund të ju konfirmojë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z lidhur me veprën që ndërlidhet me “Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmarr në konsultim dhe koordinim me prokurorinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është arrestuar para pak çastesh nga Policia e Kosovës.
Kështu kanë raportuar disa nga mediat vendore, ku thuhet se masa e ndalimit që i është caktuar zekës është 48 orë.
Telegrafi ka tentuar të marrë një konfirmim nga ana e policisë, por kontakti ka qenë i pamundur. Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës, lidhur me veprën penale që ndërlidhet me “Mashtrim dhe shmangie nga tatimi”.
E pas këtij intervistimi, Zekës i është caktuar nga ana e prokurorisë, masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Milaim Zeka është ndaluar për 48 orë për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprat penale “mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe shmangia nga tatimi nga neni 313 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për Telegrafin.
Më tej në përgjigjen e prokurorisë theksohet se “Milaim Zeka dyshohet se me këto veprime është i implikuar në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”. /Telegrafi/
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment