Duket si shtëpi familjare, por brenda fsheh “një nga sekretet më të mëdha të Britanisë së Madhe”! (Foto)

Duket si shtëpi familjare, por brenda fsheh “një nga sekretet më të mëdha të Britanisë së Madhe”! (Foto)

Ajo mund të duket si një shtëpi familjare e viteve të 50-ta, por kjo ndërtesë fsheh një të kaluar të mahnitshme.


Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ajo është shtëpia brenda së cilës fshihej një bunker bërthamor, i ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për të strehuar deri në 600 njerëz, duke përfshirë Kryeministrin.
Strehimorja në fjalë, pranë Brentwood, Essex – Britani e Madhe, disponon dhoma gjumi, një restorant dhe madje edhe një teatër operativ. Gjithashtu ka një sallë dhe mure prej betoni rreth 3 metra të gjerë.
Ai është hapur për publikun pasi është nxjerrë jashtë përdorimit nga Qeveria.
Pronari Mike Parrish tha: “Shpresohej se do të siguronte mbijetesën e popullsisë në pasojat e tmerrshme të një lufte bërthamore. Kishte shtretër për të ndihmuar në strehimin e disa prej qindra vetave të personelit civil dhe ushtarak që do të vendoseshin këtu, në kohën e ndonjë sulmi bërthamor”.
Sipas mediave, bunkerët po kushtonin për tu mirëmbajtur kështu që ai u shit në vitin 1991, duke u blerë nga një pronar privat. /Telegrafi/










Comments