- Get link
- X
- Other Apps
- Get link
- X
- Other Apps

Maqedonia sot voton. Zgjedhjet e gjashta lokale mbahen në këto momente deri ora 19:00 kur priten të mbyllen të gjitha vendvotimet në Maqedoni.
Dje kanë votuar personat e palëvizshëm, ata që janë të shtruar në spital dhe të burgosurit.
Të drejtën e votimit mund ta ushtrojnë gjithsej 1.814.644 qytetarë, në 3.480 vendvotime.
Qytetarët kanë mundësi të votojnë për 80 kryetarë komunash dhe për Bashkinë e Shkupit.
Gjithësejt 260 kandidatë janë në garë për t’u ulur në karrigen e kryetarit të komunës, kurse 6.627 kandidatë janë duke garuar për këshillat komunale.
Zgjedhjet i ndjekin 5011 vëzhgues lokal dhe 373 nga institucionet e jashtme.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të pres raporte të detajuara nga Këshillet Komunale të Zgjedhjeve për të nisur informacione rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
Telegrafi Maqedonil, orë pas ore do t’ju njoftojë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe për ngjarjet lidhur me procesin e votimit.
10:30 Lidhja qytetare MOST ka vërejtur parregullsi në lidhje me vonesat e hapjes së vendovotimeve në disa komuna dhe mosfunksionimin e llambave.
10:16 CIVIL Maqedoni thotë se ka disa parregullësi jo-serioze në procesin e votimit në Maqedoni në dy orët e para
10:15 MPB e Maqedonisë njofton se nuk ka ndonjë parregullësi gjatë votimit në tre orët e para
10:10 Vëzhguesit janë duke marrë vërejtjet e para në disa vendvotime.
09:00 Vendvotimet në Shkup janë hapur të gjithë, pa ndonjë problem të madh në procesin zgjedhor
08:03 Në Çair ka pasur problem me bateritë e llambave për të verifikuar gishtat e votuesve që duhet të votojnë.
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment