Seldi me ne fund fejohet, por me ke? (Foto/Video)

Fejohen zyrtarisht këngëtarët Mimoza Shkodra dhe Seldi (Foto)
Lidhja mes tyre filloi muaj më parë, dhe menjëherë u spikat nga mediat.
Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra pushtuan kryetitujt e mediave rozë lidhur me romancën e tyre, e cila në një intervistë televizive ishte mohuar nga Mimoza.


Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu. Burimi i fotos: Instagram
Por, Telegrafi kishte siguruar disa fotografi ekskluzive të çiftit në Ksamil të Shqipërisë, me çka kishte konstatuar se lidhja mes dyshes është e vërtetë.
Dhe kështu soli! Çifti Mimoza Shkodra dhe Seldi kurorëzuan sot (e premte) dashurinë e tyre me fejesë.
Këtë kurorëzim ata e kanë bërë në një ndjejë shumë private në Zvicër, me shumë pak miq të ftuar, kolegë e familjarë të tyre.
Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale nga kolegia e tyre Pandora, ka bërë që publiku të njoftohen edhe me dukjen e çiftit në natën e sotme.

“Urime fejesa për dy më të bukurit e estradës”, ka shkruar këngëtarja Pandora, teksa ka uruar Mimozën dhe Seldin për fejesën tyre.
Ndërkohë, dyshja duken shumë të lumtur dhe elegantë në këtë datë kaq të rëndësishme të jetës së tyre. /Telegrafi/
Klikoni me posht per te shikuar videon e plote:

Comments