- Get link
- X
- Other Apps
Shtatzëna shkel me motoçikletë trevjeçarin dhe e fut nën rrota, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte asgjë e keqe (Video, +18)
- Get link
- X
- Other Apps
Një grua shtatzënë është filmuar duke shkelur me motoçikletë një fëmijë trevjeçar, dhe ka vazhduar rrugën duke u zhdukur nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.
Ajo kaloi sipër tij duke e futur nën rrota, kurse kamerat e sigurisë e kanë kapur edhe momentin kur ajo refuzon të zbret nga motoçikleta, për t’u siguruar nëse fëmija i ka shpëtuar më të keqes.
Përkundrazi, ajo vazhdoi rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, veprim ky që ka shokuar opinionin në Kinë.
Megjithatë, ajo në fund duket se është penduar dhe kështu është dorëzuar në polici, duke pranuar se në momentin që e kishte shkelur fëmijën ishte në javën e 25-të të shtatzënisë dhe nuk posedonte patentë shoferë.
Për fat të mirë vogëlushi ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të vogla trupore. /Telegrafi/
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment