Big Mama, linja trupore për t’u pasur zili (Foto)

Big Mama, linja trupore për t’u pasur zili (Foto)Big Mama i ka arritur format e dëshiruara trupore, ashtu që kohë pas kohe publikon imazhe që vënë në pah linjat e saja.
Këngëtarja nga Tetova, e cila e ka dëshmuar veten edhe si moderatore televizive, ka arritur t’i largojë kilogramët e tepërt dhe tashmë po merr lëvdata për fizikun e saj.
Në një imazh të postuar gjatë të shtunës në Instagram, Besiana Kasami duket për mrekulli.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, të shkurtër dhe duket shumë bukur.
Është raportuar se për t’i arritur këto forma trupore, Big Mama është dashur t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.


(Foto: Instagram/Bigitos)
Në fillim të këtij viti mediat spekuluan se këngëtarja kishte bërë një operacion në lukth, për të reduktuar konsumimin e ushqimit.
Sido që të jetë, Bigi ka arritur që të bëjë një trup për t’u pasur zili dhe fansat e pëlqejnë për këtë.


(Foto: Instagram/Bigitos)


Sa i përket karrierës muzikore, fansat janë në pritje të diçkaje të re nga këngëtarja. /Telegrafi/

Comments