- Get link
- X
- Other Apps
- Get link
- X
- Other Apps
“Assesi nuk janë të realta. Janë harxhime të panevojshme sipas meje dhe nuk është dashur as të bëhen këto harxhime. Nuk e di as cili kalkulacion nuk e kemi parë ende. Mendoj se shuma është e rritur për arsye të kerozinit të transportit me helikopter. Por, dhe transporti nuk mund të kushtojë aq. Këtu është e qartë që është në këtë harxhim dhe ai qarkullimi që të gjithëve na bezdisi gjatë gjithë seancave që u zhvilluan. Harxhimi faktikisht është i qarkullimit të helikopterit pas pasur nevoj duke u zhvilluar gjykimi për rastin”, ka deklaruar Naser Raufi, Avokat.
Raufi sqaron se dëmshpërblimi do të kërkohët pasi që të bëhet i plotëfuqishëm ky vendim. Ndërsa, që të bëhet ky aktgjykim i plotëfuqishëm, duhet të kaloj faza e Gjyqit të Apelit dhe faza e ankesës në seancë publikë edhe në Gjykatën Supreme.
“Kur të bëhet i plotëfuqishëm po të mbetet kështu ky vendim, domethënë të konstatohet faji i të akuzuarëve, atëherë do të mund me një përgjegjësi solidare të kërkohet edhe dëmshpërblimi. Përgjegjësia solidare do të thotë që prej atij personi që ka pronë prej atij realizohet “borxhi” që e ka edhe i akuzuari tjetër. Përgjegjësia solidare mund të realizohet vetëm te ato që kanë pronë.Mendoj që në periudhën që do të vijoje, që të arrijmë ta dëshmojmë që nuk kanë faj për këto delikta që këto të akuzuar janë të dënuar”, ka shtuar ai.
Sipas vedimit të Gjykatës Penale që u soll dje, të dënuarit duhet të paguajnë harxhimet e gjykatës për dy vite, për karburantin, për gjykatësit, për përkthyesit gjyqësor, për kerozinin e helikopterëve të policisë, për obduksionet edhe të policëve edhe të pjesëtarëve të grupit, por edhe për shërbimet mjekësore.
Teuta Buçi /SHENJA/
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment