Pse indianët e vendosin këtë shenjë në ballë? (Foto)


Shpesh, nëpër filmat e kinematografisë indiane kemi parë gra që e vendosin një pikë të kuqe në ballë, por asnjëherë nuk jemi interesuar se për çka e mbajnë këtë.
Pika e kuqe e cila indianet e vënë në ballë quhet “bindi” ose “sindoor”, gjë që sipas kulturës hinduse simbolizon fatin dhe forcën – shkruan Gazeta e Re.
Fjala “Bindi” rrjedh nga fjala ‘Sanskrit Bindu’ që do të thotë ‘një pikë’ ose ‘një rënie’. Gjithashtu, thuhet se ajo simbolizon dashurinë, u krijua si një mjet për të adhuruar intelektin e dikujt. Prandaj, ajo është përdorur nga të dy gjinitë, burrat dhe gratë.
Vajzat e pamartuara nuk vënë pikë të kuqe, vënë dy gurë ose një bindi me ngjyrë. Ato vënë pikë të kuqe vetëm në rast festash. Kuptimi i gurëve është që t’i mbajnë larg nga syri i keq. Gratë e martuara vënë bindi në mesin e ballit, sepse kjo sipas tyre u sjell fat dhe begati.
Por ka nga ata që pretendojnë se kohëve të fundit, vajzat dhe gratë kanë filluar që të mos e zbatojnë këtë traditë fare, madje edhe duke e kundërshtuar. Sipas analistëve indianë kjo traditë tash më është shndërruar në një biznes në favor të tregjeve. Bindi po përdorët edhe për ta shtuar bukurinë në fytyrat e të rinjve indiane.
Kliko ne reklam per te shikuar videon e plote:

Comments