Shqiptari kalon canten me heroin ne sy te policeve, por... (Video)

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije, ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e tipit heroinë.
Shqiptari ishte në makinë me dy shqiptarë të tjerë dhe u ndalua në Brindisi për një kontroll rutinë.
Njëri prej pasagjerëve filloi të shfaqet shenja nervozizmi dhe ky ishte shkaku i kontrollit të imtësishëm në makinë nga policia.
Në automjet u sekuestrua një çantë me një sasi prej 1 kg heroinë, e paketuar me letër alumini.
Ata u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe njëri prej shqiptarëve pranoi se çanta me lëndë narkotike i përkiste atij./JOQ.al/
Kliko ne reklam per te shikuar videon e plote:

Comments