Burri në burg se vrau biznesmenin, gruaja kërkon divorcin ‘live’: Më mirë në rrugë, se me kriminelin (VIDEO)
on
Get link
Facebook
X
Pinterest
Email
Other Apps
Një divorc i pazakontë është kërkuar live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme. 28-vjeçarja Suzana Metuku është nëna e tre djemve te vegjël, dhe ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg. Suzana ka qenë e shoqëruar në studio nga nëna e saj Lirie Haka, dhe ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj. Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar. Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj. Shikoni Videon më poshtë
Comments
Post a Comment