Nderron jete historiani i shquar Rasim Bebo(Foto)


Më 12 dhjetor 2017, ndërroi jetë, në moshën 91 vjeçare historiani i shquar RASIM BEBO, autor i një sërë librash historik si:“Dodona”, “ZEUSI”, “ARTIKUJ DHE NGJARJE- 2 PJESË”, “ SHQIPËRIA NË GJURMËT E KOHËS”, “HISTORI ME SHKRONJA GJAKU”,”AMERIKA ME RRËNJË SHQIPTARE”, romani autentik “SHALA E KALIT TË JETËS” si dhe i disa dhjetëra artikujve historiko-problematik në organet e shtypit dhe në website të internetit. 
Rasim Bebo lindi më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë. Gjatë luftë së Dytë Botërore Rasim Bebo u rradhit në ushtrinë partizane greke EAM-ELAS dhe më tej në Batalionin ÇAMËRIA. Në qershor të vitit 1944 ushtria greke EDES e drejtuar nga Zerva kryen gjenocid mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Nga ky gjenocid nuk shpëtojë as familja e Rasim Bebo dhe pse ata ishin përkrahës të luftës çlirimtare të Greqisë. Kështu, Rasimi me ata pak të afërt që shpëtuan të gjallë erdhën refugjatë në Shqipëri duke lënë pas shtëpinë, tokat dhe varret e të parëve.

Kliko ne link per te shikuar postimin e tij te fundit!


Comments