
Irina ka shkëlqyer në krah të Hamiltonit. Dhe të mendosh se ajo ka bërë fëmijë…
Rita dhe McGregor duken mjaft bukur në shoqëri të njëri-tjetrit, teksa McGregor duket mjaft “afër” bukuroshes shqiptare.
Në imazhe tjera shihen edhe McGregor me Hamilton afër Ritës, e cila shoqërohet edhe nga Jordan Dunn dhe supermodelja, Irina Shayk.
Rita dhe McGregor… hmm, do dukeshin perfekt si çift?
Në këtë mbrëmje do të shpërblehen më të mirët që kanë ndikuar me imagjinatën dhe kreativitetin e tyre në modën botërore në 12 muajt e fundit.
Andaj, në një shfaqje të tillë mode nuk ka si të mungojë as Donatella Versace, disenjatorja e njohur e brendit Versace, që po ashtu ka pozuar me Rita Orën dhe Hamiltonin.
Për Ritën ky nuk është takimi i parë me yje të sportit si Hamilton dhe McGregor, pasi më parë ajo ka frekuentur klubet e natës në Londër me yllin e futbollit Neymar, dhe mikun e saj të vjetër të Formula 1, Hamilton.
Rita Ora po shijon suksesin e fundit të saj me këngën “Anywhere” që është shndërruar në një hit botëror.
Comments
Post a Comment