- Get link
- X
- Other Apps
Rrëfen Agimi: Ja si ma vrau dhëndrri im (Xhevdeti) vajzen time Feriden dhe e plagosi vajzën tjetër Fitoren
- Get link
- X
- Other Apps
Agim Prokshi nga Runiku i Skenderajt, ende nuk i di arsyet përse dhëndri i tij shtiu mbi dy vajzat e tij, të enjten e 8 dhjetorit.
Tash e tri ditë, ai ka hapur të pamën në shtëpinë e tij, për vajzën 26 vjeçare, Feride Tahirin, ndërsa po pret në ankth ndonjë lajm të mirë, për vajzën tjetër të tij, Fitoren, e cila bashkë me bashkëshortin e saj Dritonin, janë të shtruar në Qendrën Intensive të QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe kwta dy tw qwlluar me pushkw nga Tahiri.
Natën tragjike të 8 dhjetorit, Xhevdet Tahiri, kishe shtënë me pushkë mbi gruan e tij, Feriden në shtëpinë e tij në Radishevë, për shkaqe ende të panjohura. Ajo kishte kishte mbetur e vdekur në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Me të kryer aktin, ai kishe vazhduar në fshatin fqinjë Runikë, rreth 5 kilometra larg, për të shtënë edhe mbi baxhanakun dhe gruan e tij, duke i lënë të plagosur rëndë në rrugë.
Familja Prokshi thonë se çifti nuk kanë pasur probleme me njëri tjetrin, dhe se nuk i dinë arsyet që çuan dhëndrin t’ia vras të bijën.
“Nuk e dimë çka ka ndodh, me më pre e me më gri unë nuk di. Kurrë nuk u anku, Shumë e re, veç 26 vjeç i ka pas, 3 fëmijë i ka lënë të vogël sa troha, ky është krim, me vra automat gruan e me i tranu fëmijën, fëmijën e vogël ka qenë duke e ushqyer me gji”, ka thënë babai i tashmë të ndjerës, Feridës.
Në media kanë qarkulluar lajme se e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur për një telefon, që e ndjera Fitore Tahiri e ka përdorur “pa dijeninë e burrit”, e që thuhet se i ishte dhuruar nga e motra. Por, kjo është hedhur poshtë kategorikisht nga babai i viktimës.
“Në lajme të mbrëmjes e kam pa lajmin, na kemi pas marrëdhënie të mira me ta, gjë të keqe s’kemi pas, miq kemi qenë mes veti. Ne nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja, se s’kemi qenë aty, ata jetojnë në Radishevë, po në shtëpi të tyre ka ndodh ngjarja, aty kanë qenë krejt familja e tij, ata le të tregojnë”, rrëfen Agim Prokshi.
Ndërkohë një familjar tjetër gjatë bashkëbisedimit me ekipin e Gazetës Express ka thënë se ia kanë lënë në dorë Policisë për ta zgjidhur rastin, ndryshe do të bëhet siç e thotë Kanuni.
“Jon do sene tjera motër, vin lypin besë ata, policia e ka çështjen po edhe Kanuni qysh e thotë”, ka thënë familjari.
Ndërkohë përballë shtëpisë së babait të Feridës, pak metra më larg është shtëpia e vajzës tjetër të tij, Fitores, të cilën Xhevdeti e la të plagosur bashkë me bashkëshortin e saj.
Plagosja e tyre ka ndodhur në rrugë pak metra më poshtë shtëpisë së tyre, rreth gjysmë orë pas ngjarjes në Radishevë.
Dy motrat e Dritonit, dhe vëllai i tij, kanë thënë për Express se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të mbrëmjes.
Sipas tyre ata kanë lajmëruar se do të dilnin për të blerë diçka, duke lënë fëmijët e tyre brenda në shtëpi. Pasi kishin dal në rrugë, pak metra më larg, ishte shfaqur Xhevdeti, i cili besohet ti ketë lënë të plagosur që të dytë në rrugë. Një qytetar thuhet ti ketë marr të dytë në furgonin e tij, për ti dërguar në spitalin e Skenderajt.
“Në shtëpi të vetë kanë qenë, kanë dal bashkë me ble harxh për shtëpi, vëllai më pas ka pas më shku në punë, ka punu në Mitrovicë në Kasino, rrugës teposhtë ka ndodh ngjarja. Ai ka thënë po shkoj pe marrim do harxh, tani me shku për punë, u dal i ka ra, çka ka ndodh ne nuk e dimë”, ka thënë shkurt motra e tij.
Familjaret e të plagosurave thonë se nuk kanë dëgjuar të shtënat, ndonëse ato ndodhën shumë afër shtëpisë së tyre.
Ata kanë folur edhe për gjendjen shëndetësore të Dritonit dhe Fitores 28 vjeçe, prindër të tre fëmijëve.
“Ne përditë jemi në spital tek ta, po ata nuk flasin, janë pavetëdije, janë të shtruar në intensivë, mjekët nuk po na lënë me hy me i pa”
“Ne s’kemi pas probleme, vëllai jon ka qenë i urtë, mos me pas qenë nuk ish kon sot i plagosur”, ka përfunduar komunikimin me Express motra e Dritonit.
Dorasi Xhevdet Tahiri, tashmë është në paraburgim dhe sipas raportimeve të mediave ai tashmë e ka pranuar se e ka kryer aktin.
Ndërkohë e kontaktuar nga Gazeta Express, prokurorja e rastit, Zejnije Kela nuk ka pranuar të flas për shkaqet që çuan deri të kjo vrasje, duke thënë se rasti është ende nën hetime.
Sipas Policisë, gjatë 2017’ës janë kryer 24 vrasje në Kosovë. Në 4 prej këtyre rasteve, viktima janë femra – gra të cilat u ekzekutuan nga burrat e tyre.
“Gjate këtij viti numri i vrasjeve, ku viktimat kane qene te gjinisë femërore janë: 4 raste (raste te përgjithshme te vrasjeve janë 24 raste janar-nëntor 2017)”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës.
Sipas Policisë, shakataret e vërtetë të vrasjeve mund të dalin vetëm pasi te kryhen procedurat ligjore.
Ndërkohë gjatë nëntëmujorit (janar-shtator) të këtij viti, policia ka iniciuar 951 raste të dhunës në familje në tërë Kosovën
Klikoni me poshte mbi reklam dhe ndiqni videon
Klikoni me poshte mbi reklam dhe ndiqni videon
- Get link
- X
- Other Apps
Comments
Post a Comment